Miliarderi kinez u burgos 20 vite, Trump: Ka pak shanse për lirimin e Jimmy Lait

Miliarderi kinez u burgos 20 vite, Trump: Ka pak shanse për lirimin e Jimmy Lait

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “nuk ndihet optimist” për fatin e aktivistit të burgosur pro-demokracisë, Jimmy Lai, pas një bisede me presidentin kinez Xi Jinping. Sipas Trump, çështja e Lai-t është një nga temat më të vështira për t’u zgjidhur në marrëdhëniet aktuale mes SHBA-ve dhe Kinës. Gjatë kthimit nga një vizitë dyditore në Kinë, Trump tha se kishte ngritur çështjen e Lai-t me Xi Jinping, por përgjigjja që mori nuk ishte pozitive. Ai deklaroi se udhëheqësi kinez e kishte përshkruar çështjen si “të vështirë”, duke lënë të kuptohet se nuk ka shumë hapësirë për një zgjidhje të shpejtë. Sipas Trump, kjo e ka bërë atë të mos ndihet optimist për një lirimin e afërt të miliarderit. Në një intervistë për Fox, Trump përsëriti...