Milanoviç: Pretendimet se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova do ta sulmojnë Serbinë janë marrëzira
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, i ka cilësuar “marrëzira” pretendimet se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatiten për të sulmuar Serbinë, duke thënë se narrativa të tilla dëmtojnë ndërtimin e marrëdhënieve normale mes fqinjëve. Në një fjalim me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Brigadës së Tretë Gardiste të Ushtrisë Kroate “Kune”, Milanoviç tha se Kroacia nuk e sheh askënd si armik dhe synon marrëdhënie paqësore e miqësore në rajon. “Kroacia askënd nuk e sheh si armik… pretendimet se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatiten ta sulmojnë Serbinë janë marrëzira. Me njerëz që flasin kështu është vështirë të ndërtohen marrëdhënie normale dhe miqësore”, deklaroi ai. Presidenti kroat theksoi se Zagrebi synon raporte të qytetëruara me fqinjët, në dobi të ndërsjellë, duke shtuar se vendi i...
Burimi:
javanews.al