Merz surprizon Trump në G7, i dhuron fanellë të Gjermanisë me numrin 47 për 80-vjetorin

Merz surprizon Trump në G7, i dhuron fanellë të Gjermanisë me numrin 47 për 80-vjetorin

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka surprizuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë samitit të G7, duke i dhuruar një fanellë futbolli të Gjermanisë me emrin e tij dhe numrin 47. Dhurata simbolike u bë para fillimit zyrtar të takimit, kur Merz iu drejtua vendit të tij dhe më pas iu afrua presidentit amerikan për t’ia dorëzuar fanellën. Ai e ngriti atë lart për ta bërë të dukshëm emrin dhe numrin presidencial. Trump e pranoi dhuratën dhe u pa teksa e falënderonte kancelarin gjerman, ndërsa më pas e vendosi fanellën mbi tavolinë, pranë sendeve të tij personale. Presidenti amerikan mbushi 80 vjeç të dielën e kaluar, ndërsa Shtetet e Bashkuara pritet të jenë mikpritëse të Kampionatit Botëror të Futbollit këtë vit. Happy...