Merz përgatit plan europian për përmirësimin e marrëdhënieve me Trump
Kancelari gjerman Friedrich Merz po punon për një iniciativë të përbashkët europiane me synimin për të zbutur tensionet me presidentin amerikan Donald Trump përpara samitit të NATO-s që do të mbahet në korrik. Sipas Bloomberg, Merz pritet të presë në Berlin gjatë këtij muaji liderët e pesë vendeve kryesore europiane – Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Polonisë – për të hartuar një paketë masash që do të tregojë gatishmërinë e Europës për të marrë më shumë përgjegjësi në fushën e mbrojtjes. Në takim pritet të ftohet edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Nisma vjen në një moment kur marrëdhëniet mes aleatëve europianë dhe administratës Trump janë përballur me tensione të shtuara. Presidenti amerikan ka kritikuar vazhdimisht vendet europiane për qëndrimin e...
Burimi:
vizionplus.tv