“Mendova se Musk do të më godiste”, seanca gjyqësore zbulon përplasjet e forta në OpenAI
Një proces gjyqësor mes Elon Musk dhe kompanisë së inteligjencës artificiale OpenAI po zbardh detaje të reja nga përplasjet e brendshme gjatë viteve të para të kompanisë. Presidenti i OpenAI dhe bashkëthemeluesi Greg Brockman ka dëshmuar në një gjykatë federale në Oakland se një takim i vitit 2017 me Musk u tensionua ndjeshëm, pasi ai refuzoi kërkesën e miliarderit për të pasur më shumë kontroll mbi kompaninë. Sipas tij, situata u përshkallëzua aq shumë sa ai mendoi se Musk mund ta godiste fizikisht. “Unë në fakt mendova se do të më godiste,” tha Brockman, citon BBC. Brockman tha se takimi përfundoi me Musk-un që njoftoi se do të ndalonte financimin e OpenAI, të cilën e kishte mbështetur që nga themelimi në vitin 2015. Dëshmia po jepet në kuadër të një gjyqi mes...
Burimi:
javanews.al