Meloni merr goditje në Parlament, Italia drejt krizës politike?

Meloni merr goditje në Parlament, Italia drejt krizës politike?

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka pësuar një humbje të papritur në Parlament pas një votimi të rëndësishëm për reformën e saj të ligjit zgjedhor, duke hapur diskutime të reja për stabilitetin e qeverisë dhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Në një votim të fshehtë në Dhomën e Deputetëve, një amendament që synonte rikthimin e votës së preferencës mori mbështetje nga deputetë të opozitës dhe një pjesë e deputetëve të shumicës qeverisëse. Rezultati ishte i ngushtë: 188 deputetë votuan kundër propozimit, ndërsa 187 në favor të tij. Sipas raportimeve, rreth 30 deputetë nga koalicioni i drejtuar nga Meloni nuk e mbështetën qëndrimin e qeverisë. Humbja ka shkaktuar tensione brenda shumicës parlamentare, ndërsa vetë Giorgia Meloni pranoi se nevojitet një “reflektim” i brendshëm për të kuptuar arsyet...