Meloni dënon dhunën në Bolonjë: “Ajo që ndodhi është e papranueshme”

Meloni dënon dhunën në Bolonjë: “Ajo që ndodhi është e papranueshme”

Nga Alba Kepi Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar pas përplasjeve të dhunshme që ndodhën në Bolonjë gjatë protestave të organizuara pas vdekjes së emigrantit maroken Abderrahim Fakir. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Meloni e cilësoi situatën si të papranueshme, duke theksuar se rrethanat e vdekjes së Fakir duhet të hetohen me seriozitet maksimal. “Për vdekjen e Abderrahim Fakir është e domosdoshme që të verifikohen çdo përgjegjësi e mundshme me rigorozitetin më të madh. E vërteta duhet të kërkohet deri në fund, pa paragjykime dhe pa privilegje për askënd”, u shpreh ajo. Megjithatë, kryeministrja italiane thekson se asnjë ngjarje nuk mund të përdoret si justifikim për sulme ndaj forcave të rendit dhe për akte dhune. Sipas saj, "ata që shfrytëzuan këtë rast...