Mediat: Kryeministri britanik pritet të japë dorëheqjen të hënën, kush pritet pritet të jetë pasardhësi?
Keir Starmer pritet të njoftojë të hënën largimin nga posti i kryeministrit të Britanisë së Madhe, pas presionit në rritje nga deputetët e Partisë Laburiste që kërkojnë t’i hapet rruga Andy Burnham për të marrë drejtimin e partisë. Prej javësh, Starmer dhe mbështetësit e tij kishin këmbëngulur se do të përballeshin me çdo sfidë për lidershipin, por situata ndryshoi pas fitores së Burnham në zgjedhjet e pjesshme në Makerfield, që i siguruan rikthimin në Parlament. Sekretari për Biznesin, Peter Kyle, tha të dielën për Sky News se Starmer po shfrytëzon fundjavën për të “reflektuar mbi realitetet politike” me të cilat përballet. I pyetur nëse kryeministri do të japë dorëheqjen të hënën, Kyle tha se nuk kishte arsye të besonte se kjo do të ndodhte, por...
Burimi:
javanews.al