“Më ndryshoi jetën”, Jessie J rrëfen përjetimin pas betejës me kancerin e gjirit

“Më ndryshoi jetën”, Jessie J rrëfen përjetimin pas betejës me kancerin e gjirit

Këngëtarja britanike Jessie J ka ndarë një mesazh emocional në rrjetet sociale me rastin e njëvjetorit të mastektomisë që iu nënshtrua pas diagnostikimit me kancer të gjirit në fazë në vitin 2025, duke theksuar se kjo përvojë “e ndryshoi përgjithmonë”. Artistja 38-vjeçare, e cila kishte bërë të ditur se kanceri u zbulua në fazë të hershme, iu nënshtrua një mastektomie në anën e djathtë si pjesë e trajtimit të saj. Vetëm një muaj pasi njoftoi se ishte zyrtarisht e lirë nga kanceri, ajo publikoi në Instagram një video të realizuar menjëherë pas zgjimit nga operacioni. Përmes postimit, Jessie J u bëri thirrje ndjekësve të mos neglizhojnë kontrollet parandaluese, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm të sëmundjes. “Kontrolloni gjoksin dhe sqetullat tuaja. Kjo mund t’ju...