“Më dha alkool dhe tentoi të më përdhunonte”, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Anglisë rrëfen dramën me “Shoferin e Taksisë së Zezë”
Carrie Johnson, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Anglisë, Boris Johnson, ka marrë guximin të rrëfejë historinë e saj të tentativës së përdhunimit nga një taksist në moshën 19-vjeëare, kur ajo ndiqte universitetin. Ajo rrëfen historinë dhe peripecitë e mëdha pas saj. “Isha një studente universiteti 19-vjeçare kur hipa në taksinë e John Worboys, burrit të njohur tani si përdhunuesi i taksisë së zezë. Gati 20 vjet më vonë, kur shumë gjëra kanë ndryshuar, kam frikë se mënyra se si policia merret me krime të tilla si sulmi seksual dhe përdhunimi nuk është më e mirë se atëherë. Kjo është një nga arsyet pse pranova të ndihmoja Jeff Pope, shkrimtarin e serialit të ri të ITV-së “Believe Me”. Dramatizimi i tij i luftës për drejtësi nga viktimat...
Burimi:
top-channel.tv