Mbyllet raundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran në Zvicër, delegacionet tërhiqen për konsultime
Raundi i parë i bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, i zhvilluar në Bürgenstock të Zvicrës, ka përfunduar pas një ore e 20 minutash, raportuan mediat iraniane. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, delegacionet e të dy vendeve u tërhoqën për konsultime të brendshme pas përfundimit të takimit, ndërsa nuk janë bërë publike detaje mbi rezultatet e diskutimeve. Para nisjes së bisedimeve, zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance u shpreh optimist për mundësinë e arritjes së një zgjidhjeje diplomatike, duke deklaruar se presidenti Donald Trump i ka dhënë delegacionit amerikan mandat të plotë për të kërkuar zgjidhje për çështjet që prekin Lindjen e Mesme. “Presidenti Trump na ka autorizuar të gjejmë një zgjidhje diplomatike për një numër çështjesh”, tha Vance, duke shtuar se negociatat mund të hapin...
Burimi:
javanews.al