Mbyllet qendra famëkeqe e emigrantëve “Alligator Alcatraz”, shkak kostot marramendëse
Qendra famëkeqe e ndalimit për emigrantë, e njohur si “Alligator Alcatraz”, e hapur në Florida gjatë mandatit të dytë të Donald Trump, mund të mbyllet që muajin e ardhshëm, për shkak të kostove tepër të larta të menaxhimit. Sipas mediave amerikane, përfshirë CNN dhe The New York Times, shteti i Floridës po shpenzon rreth 1.2 milionë dollarë në ditë për funksionimin e kësaj strukture. Megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar, raportimet tregojnë se furnitorëve të qendrës u është njoftuar ndërprerja e kontratave duke filluar nga muaji qershor, çka shihet si sinjal i qartë i mbylljes së afërt të projektit. “Alligator Alcatraz” ishte ngritur në një aeroport të braktisur në zonën e kënetave të Everglades dhe u bë shpejt simbol i politikave të ashpra kundër...
Burimi:
javanews.al