Mbi 220 mijë persona evakuohen nga zjarret shkatërruese në Francë dhe Spanjë
Më shumë se 220,000 persona janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre në Francë dhe Spanjë, ndërsa zjarret masive pyjore vazhdojnë të përhapen me shpejtësi, të nxitura nga temperaturat e larta dhe erërat e forta. Në Francë, autoritetet urdhëruan evakuimin e afro 60,000 banorëve pranë Bordeaux, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të evakuuarve në rajonet Gironde dhe Landes në rreth 200,000. Presidenti Emmanuel Macron ka mobilizuar ushtrinë për të mbështetur operacionet e zjarrfikësve dhe shërbimeve të emergjencës. Situata mbetet kritike edhe në Spanjë, ku një zjarr i madh pranë Madridit është cilësuar nga autoritetet si “përtej kapacitetit” të zjarrfikësve për t’u vënë nën kontroll. Tre vatra zjarri në perëndim të kryeqytetit janë bashkuar në një front të vetëm, duke detyruar qeverinë spanjolle...
Burimi:
javanews.al