Mbi 10 mijë viktima nga vala e të nxehtit në Evropë
Mbi 10 mijë vdekje shtesë u regjistruan në vendet evropiane gjatë valës rekord të të nxehtit që përfshiu pjesën perëndimore të kontinentit në fund të muajit qershor, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga rrjeti evropian EuroMOMO. Sipas raportit, nga 10.650 vdekje shtesë të regjistruara gjatë javës 22-28 qershor, më shumë se 9 mijë i përkisnin personave mbi moshën 65 vjeç. EuroMOMO, një rrjet i mbështetur nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), mbledh dhe analizon të dhënat e vdekshmërisë nga 27 vende evropiane. Temperaturat ekstreme mund të shkaktojnë goditje nga nxehtësia, por edhe të përkeqësojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe ato të frymëmarrjes, duke i bërë të moshuarit grupin më të rrezikuar. “Të regjistrosh një nivel të...
Burimi:
ntv.al