Mbetjet e një droni bien mbi një plazh në Rusi, katër të vdekur, mes viktimave edhe një fëmijë

Mbetjet e një droni bien mbi një plazh në Rusi, katër të vdekur, mes viktimave edhe një fëmijë

Katër persona, mes tyre edhe një fëmijë, humbën jetën pasi një dron u rrëzua në një plazh të mbushur me pushues në fshatin bregdetar Arkhipo-Osipovka, në rajonin rus të Krasnodarit, pranë rezidencës së njohur të presidentit rus Vladimir Putin në bregun e Detit të Zi. Dhjetë persona të tjerë mbetën të plagosur. Sipas autoriteteve ruse, droni u godit nga sistemet e mbrojtjes ajrore, por fragmentet e tij ranë mbi zonën e plazhit, duke shkaktuar viktima dhe panik mes pushuesve. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njerëz që largohen me vrap nga bregu, ndërsa të tjerë kërkojnë strehim pas shezlongëve. Guvernatori i rajonit të Krasnodarit, Veniamin Kondratyev, konfirmoi se bilanci është rritur në katër viktima dhe dhjetë të plagosur. Sipas tij, ekipet e emergjencës dhe...