Masakra me pesë të vrarë në San Diego, identifikohet autori, 17-vjeçari ishte nxënës i regjistruar në mësim online

Masakra me pesë të vrarë në San Diego, identifikohet autori, 17-vjeçari ishte nxënës i regjistruar në mësim online

Një nga të dyshuarit për të shtënat në një xhami në San Diego është identifikuar si një 17-vjeçar, ish-nxënës dhe mundës i shkollës së mesme, i cili aktualisht ndiqte një program shkollimi online. Sipas autoriteteve amerikane, i dyshuari është identifikuar si Cain Clark. Zyrtarët e distriktit shkollor të San Diegos bëjnë me dije se Clark ka ndjekur më herët shkolla publike në qytet, ndërsa nga viti 2021 ishte regjistruar në një program arsimimi online. Megjithatë, ai kishte vijuar të merrte pjesë në aktivitete sportive në shkollën e mesme Madison, ku ishte pjesë e ekipit të mundjes gjatë viteve 2024–2025. Sipas të dhënave të shkollës, Clark nuk kishte marrë pjesë në aktivitete këtë vit dhe nuk kishte probleme disiplinore të regjistruara në shkollën e mesme, përveç...