Maroku fajëson rrjetet sociale për valën masive të emigrantëve drejt Spanjës
Maroku ka publikuar bilancin e parë zyrtar për ngjarjen tragjike të javës së kaluar, kur mijëra emigrantë tentuan të hynin në enklavën spanjolle të Ceutës. Ministria e Brendshme njoftoi se 11 persona humbën jetën, ku 10 u mbytën dhe një tjetër ra nga një zonë shkëmbore. Bilanci i autoriteteve marokene është dukshëm më i ulët se ai i Spanjës, e cila raportoi se të paktën 72 persona kanë vdekur. Sipas autoriteteve, rreth 40 mijë tentativa për hyrje të paligjshme në Ceuta u regjistruan mes së mërkurës dhe së premtes. Ndërkohë, mbi 1 100 persona u përpoqën të hynin në enklavën tjetër spanjolle, Melilla, por u kthyen menjëherë në Marok. Ministria e Brendshme e Marokut ia atribuoi fluksin e madh të emigrantëve përhapjes së informacioneve të...
Burimi:
javanews.al