Mark Rutte në Shtëpinë e Bardhë, Trump i nxjerr kartonin e kuq: Na latë vetëm përballë Iranit

Mark Rutte në Shtëpinë e Bardhë, Trump i nxjerr kartonin e kuq: Na latë vetëm përballë Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kritikoi ashpër aleatët e NATO-s gjatë takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte , duke shprehur “zhgënjim” me qëndrimin e vendeve evropiane në lidhje me luftën kundër Iranit. Trump bëri deklarata të ashpra ndaj disa shteteve anëtare, ndërsa Mark Rutte mbrojti rolin e Aleancës dhe kontributin e bazave evropiane në operacione. Gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Donald Trump deklaroi se ishte “i zhgënjyer” me anëtarët e Aleancës transatlantike që nuk mbështetën operacionet amerikane kundër Iranit.Siç tha ai, “nëse do të ishte dikush tjetër në këtë pozicion, ne as nuk do ta kishim këtë takim, për të qenë i sinqertë me ju, sepse na zhgënjyen”, ndërsa njëkohësisht i drejtoi zjarret e tij...