Marine Le Pen nuk tërhiqet: Jam kandidate për zgjedhjet presidenciale!

Marine Le Pen nuk tërhiqet: Jam kandidate për zgjedhjet presidenciale!

Marine Le Pen ka konfirmuar se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale në Francë, pavarësisht dy dënimeve për keqpërdorim të fondeve publike në Shkallën e Parë dhe në Apel. Në një intervistë për kanalin televiziv TF1, Le Pen deklaroi: “Jam kandidate për zgjedhjet presidenciale”, duke u shprehur e bindur se ankesa që do të paraqesë në Gjykatën e Kasacionit të Francës do të pezullojë automatikisht ekzekutimin e dënimit dhe do t’i mundësojë të garojë për presidencën e Francës. Vendimi u mor pas një takimi me drejtuesit e partisë dhe ekipin ligjor. Sipas avokatëve të saj, ankimimi në Kasacion do ta lejojë të shmangë përkohësisht ekzekutimin e masave ndëshkuese, duke i hapur rrugën një kandidimi të katërt për postin e presidentes. Në muajt e fundit, Le...