Marina Amerikane: Bllokada detare e porteve iraniane nis mbrëmjen e së martës

Marina Amerikane: Bllokada detare e porteve iraniane nis mbrëmjen e së martës

Qendra e Përbashkët e Informacionit Detar e udhëhequr nga Marina Amerikane, ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke njoftuar se bllokada detare e porteve dhe zonave bregdetare iraniane, e shpallur sot nga Presidenti Donald Trump, do të fillojë zbatimin në orën 20:00 të martën e 14 korrikut. Sipas deklaratës së JMIC-së, US Central Command (CENTCOM) do të zbatojë bllokadën në të gjithë bregdetin jugor të Iranit, duke përfshirë të gjitha portet dhe terminalet e naftës. “Të gjitha anijet neutrale paralajmërohen dhe kanë afat deri në fillimin e zbatimit për të larguar nga zona e bllokuar,” thuhet në deklaratë. Bllokada nuk do të pengojë transitin neutral përmes Ngushticës së Hormuzit drejt apo nga destinacione jo-iraniene. Po ashtu, dërgesat humanitare do të lejohen pas inspektimeve përkatëse. JMIC paralajmëroi se...