Makineritë e votimit elektronik, zyrtarët e Trump tentuan t’i ndalonin në mbi 25 shtete amerikane: Rrezik sigurie
Zyrtarë të administratës së Presidentit amerikan, Donald Trump, kanë tentuar vitin e kaluar të ndalonin përdorimin e makinerive të votimit të kompanisë Dominion Voting Systems në më shumë se gjysmën e shteteve amerikane, duke kërkuar që komponentët e tyre të shpalleshin rrezik për sigurinë kombëtare. Reuters shkruan se iniciativa u shty nga këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Kurt Olsen, i cili ishte ngarkuar nga Trump për të hetuar pretendimet për manipulim zgjedhor, pretendime që janë hedhur poshtë vazhdimisht nga gjykatat dhe hetimet zyrtare. Plani synonte krijimin e një sistemi kombëtar me fletëvotime të numëruara me dorë dhe eliminimin e makinave të votimit Dominion përpara zgjedhjeve të mesmandatit. Diskutimet përfshinë edhe zyrtarë të lartë të inteligjencës dhe Departamentit amerikan të Tregtisë. Burimet thanë se zyrtarët shqyrtuan...
Burimi:
top-channel.tv