“Makinë propagande”/ Kryeministri i ri i Hungarisë premton pezullimin e mediave shtetërore
Kryeministri i zgjedhur i Hungarisë, Péter Magyar, ka premtuar se do të pezullojë shërbimet informative të mediave shtetërore, duke i cilësuar ato si një “makinë propagande”, sapo qeveria e tij të marrë detyrën, që pritet rreth mesit të muajit maj. Magyar, i cili fitoi bindshëm zgjedhjet e së dielës duke i dhënë fund 16 viteve në pushtet të Viktor Orbán, bëri të ditura planet e tij gjatë dy intervistave, për radion dhe televizionin publik të mërkurën. Sipas tij, këto ishin paraqitjet e para në mediat shtetërore pas 18 muajsh, në kontrast të fortë me daljet e rregullta të Orbán. Gjatë intervistave, Magyar akuzoi mediat publike për përhapje frike dhe gënjeshtrash, duke i krahasuar ato me propagandën e Koresë së Veriut dhe të Gjermanisë naziste. “Çdo...
Burimi:
javanews.al