Makina përplas turmën me njerëz në Leipzig të Gjermanisë, dy të vdekur dhe 22 të plagosur
Dy persona humbën jetën dhe 22 të tjerë u plagosën, disa prej tyre rëndë, pasi një makinë përplasi turmën në qendër të Leipzigut, Gjermani. Sipas autoriteteve, i dyshuari është një shtetas gjerman 33-vjeçar, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes. Shkaku i ngjarjes nuk dihet ende. Makina goditi njerëzit në zonën Grimmaische Straße, përpara se të ndalej pranë disa shtyllave. Dëshmitarët thanë se shoferi po ecte me shpejtësi të lartë dhe disa kalimtarë u munduan ta ndalnin. Viktima mbetën një grua 63-vjeçare dhe një burrë 77-vjeçar, të dy shtetas gjermanë. Autoritetet nuk kanë gjetur ndonjë lidhje fetare apo politike pas incidentit. Policia dhe prokuroria po vazhdojnë hetimet për vrasje dhe tentativë vrasjeje, ndërsa siguria publike konsiderohet e stabilizuar. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv