Makina ‘fluturon’ mbi turmën me 160 km/h, 7 të plagosur! Shoferi nxjerr thikën gjatë arratisjes

Makina ‘fluturon’ mbi turmën me 160 km/h, 7 të plagosur! Shoferi nxjerr thikën gjatë arratisjes

Një makinë që po udhëtonte me shpejtësi të lartë përplasi rreth dhjetë këmbësorë në qendër të Modenës në Itali. Incidenti ndodhi në rrugën Emilia, me makinën që vinte nga Largo Garibaldi. Mediat e huaja njoftuan se 7 persona mbetën të plagosur gjatë incidentit, 4 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Një grua humbi të dyja këmbët gjatë përplasjes. Menjëherë pas incidentit shoferi i makinës, një shtetas me origjinë marokene, është larguar me vrap, por ai është kapur nga Luca Signorelli dhe 4-5 persona të tjerë. Signorelli dëshmoi në Polici se në momentin kur po ndiqte shoferin, ky i fundit nxori një thikë dhe nisi ta qëllonte. Fatmirësisht ai arriti ta neutralizonte shoferin problematik. Ndërkohë dëshmitarët që ishin prezentë në momentin e incidentit thanë se...