Magazinimi dhe transporti i karburantit në Evropë,  NATO do investojë 27 mld euro për të modernizuar infrastrukturën

Magazinimi dhe transporti i karburantit në Evropë, NATO do investojë 27 mld euro për të modernizuar infrastrukturën

Vendet e NATO-s do të investojnë 27 miliardë euro për të modernizuar infrastrukturën e magazinimit dhe shpërndarjes së karburantit që furnizon forcat e tyre ushtarake në Evropë, një iniciativë që Rumania e përshkroi si “jetike” për sigurinë. Përfaqësuesit e përhershëm të 32 vendeve anëtare të Aleancës i dhanë dritën jeshile këtij plani gjigant për të modernizuar dhe zgjeruar rrjetin, në takimin e tyre në Bruksel të mërkurën. Investimi, që arrin në 27 miliardë dollarë, do të lejojë ndërtimin e “objekteve të reja, kryesisht tubacioneve të naftës, dhe do të garantojë që forcat e NATO-s do të kenë burime të mjaftueshme energjie që u nevojiten për të qenë gati për luftë”, tha Aleanca në njoftimin e saj. Presidenti rumun Nicos Dan, vendi i të cilit është...