Macron: Siria të mos lejojë destabilizimin e vendit

Macron: Siria të mos lejojë destabilizimin e vendit

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Siria nuk duhet të lejojë që shpërthimet të destabilizojnë vendin, teksa premtoi mbështetje nga forcat speciale franceze në luftën kundër terrorizmit. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Damask me Presidentin sirian Ahmed al-Sharaa, Macron theksoi rëndësinë e vendosjes së sundimit të ligjit pas rënies së diktaturës së Bashar al-Assad. “Është e nevojshme që diktaturës t’i pasojë një sundim i vërtetë i ligjit. Kjo do të mundësojë ndërtimin e një Sirie të re dhe prosperitetin e saj”, ka theksuar Macron. Macron foli edhe për shpërthimet që plagosën 18 persona gjatë vizitës së tij historike në Damask. “Duhet të mos lejojmë të destabilizohemi,” tha ai bashkë me Presidentin sirian Ahmed al-Sharaa. Ndërkohë, Sharaa e falënderoi Macronin për “guximin” që...