Macron kërkon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit: Jemi viktima të gjeopolitikës!
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka përsëritur thirrjen për rihapjen e Ngushtica e Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme detare në botë, e cila sipas tij mbetet e paralizuar prej javësh për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe konfliktit në Iran. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Athinë, së bashku me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, Macron paralajmëroi se pasiguria gjeopolitike po krijon rrezik për mungesa dhe paqëndrueshmëri në tregjet ndërkombëtare. “Ne jemi të gjithë në të njëjtën varkë, dhe nuk është një varkë që e kemi zgjedhur vetë. Jemi viktima të gjeopolitikës dhe të kësaj lufte që ka nisur disa muaj më parë,” u shpreh presidenti francez. Macron theksoi se situata aktuale prek të gjitha vendet njësoj, duke i bërë...
Burimi:
javanews.al