Macron: Europa duhet të jetë në tryezën e negociatave për Ukrainën
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi se vendet europiane duhet të jenë pjesë e tryezës së negociatave, sa herë që të zhvillohen bisedime paqeje për përfundimin e luftës në Ukrainë. “Gjithmonë kemi mbështetur qëndrimin se, kur të zhvillohen negociatat, europianët duhet të jenë në tryezë, pasi bëhet fjalë për interesat e Europës”, u shpreh Macron, në përfundim të samitit të BE-së në Bruksel. Ai shtoi se presidenti i Këshillit Europian, Antonio Kosta, mund të marrë pjesë në negociata të tilla, nëse roli i tij përcaktohet qartë. Nga ana e tij, Kosta theksoi se Bashkimi Europian nuk është dhe nuk synon të jetë ndërmjetës në negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë, por mbetet në krah të Kievit. “BE është në anën e Ukrainës dhe do të...
Burimi:
ntv.al