Macron dhe Merz i bëjnë thirrje Iranit të rikthehet në negociatat me SHBA-në

Macron dhe Merz i bëjnë thirrje Iranit të rikthehet në negociatat me SHBA-në

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz i kanë bërë thirrje Iranit të ulë tensionet dhe të rikthehet në tryezën e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara. Në një deklaratë të përbashkët, të publikuar pas mbledhjes së Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Francës dhe Gjermanisë, dy liderët i kërkuan Teheranit të shmangë çdo përshkallëzim të mëtejshëm ushtarak. “Ne i bëjmë thirrje Iranit të përmbahet nga çdo veprim ushtarak ose veprim tjetër që mund të vërë në rrezik negociatat”, thuhet në deklaratën e përbashkët. Macron dhe Merz theksuan gjithashtu nevojën për rihapjen sa më shpejt të Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve detare më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm. Sipas tyre, rikthimi i lundrimit të lirë...