Macron dënon sulmet e pajustifikuara kundër Emirateve të Bashkuara Arabe
Presidenti francez, Emmanuel Macron dënoi sot, gjatë një telefonate me presidentin iranian, Massoud Pezeshkian, ato që ai i konsideroi “sulme të pajustifikuara kundër infrastrukturës civile në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe kundër disa anijeve”. Gjatë së njëjtës telefonatë, presidenti francez theksoi dobinë e asaj që ai beson se “misioni shumëkombësh që Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë krijuar për të siguruar lundrimin në Ngushticën e Hormuzit, e cila është bllokuar që nga fillimi i konfliktit”. “E ftova presidentin iranian të shfrytëzojë këtë mundësi dhe kam ndërmend ta diskutoj këtë çështje me presidentin Trump”, shtoi Emmanuel Macron, në një postim në X.
Burimi:
vizionplus.tv