Lufta në Ukrainë, të paktën 10 viktima dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet ajrore. Zelensky: Po godasim cisternat e naftës ruse

Lufta në Ukrainë, të paktën 10 viktima dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet ajrore. Zelensky: Po godasim cisternat e naftës ruse

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 76 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve me dronë dhe raketa nga Rusia në Ukrainë gjatë 24 orëve të fundit. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët ukrainas, të cilët raportojnë viktima në pesë rajone të ndryshme të vendit. Sipas autoriteteve, nga sulmet u vranë 3 persona në rajonin e Khersonit, 2 në Odesa, 2 në Donetsk, 2 në Zaporizhzhia dhe 1 në Sumy. Forcat ajrore ukrainase bëjnë të ditur se Rusia lëshoi 269 dronë gjatë natës, nga të cilët 249 u rrëzuan ose u bllokuan. Megjithatë, u regjistruan 19 goditje direkte dhe një sulm me raketë balistike në 15 zona të ndryshme. Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina ka goditur disa objektiva...