Lufta në Ukrainë/ Ofensivë e ngadaltë dhe humbje rekord, por Putini nuk ndalet

Lufta në Ukrainë/ Ofensivë e ngadaltë dhe humbje rekord, por Putini nuk ndalet

Një natë e përgjakshme është regjistruar në Ukrainë, ku shume persona kanë humbur jetën pas një vale të re bombardimesh masive nga Rusia. Sipas të dhënave, Moska ka lëshuar 74 raketa dhe 496 dronë, duke goditur rëndë edhe qendrën e Kievit dhe duke dëmtuar të paktën 130 ndërtesa. Autoritetet ruse kanë deklaruar se sulmet janë ndërmarrë si kundërpërgjigje ndaj goditjeve ukrainase në territorin e tyre, veçanërisht ndaj infrastrukturës energjetike dhe rafinerive ruse. Kievi, nga ana e tij, ka intensifikuar sulmet në javët e fundit ndaj objektivave strategjike në Rusi, në përpjekje për të goditur ekonominë e luftës së Moskës. Pavarësisht se lufta ka hyrë në vitin e saj të pestë, intensiteti i saj nuk po ulet, përkundrazi po shënon përshkallëzim të mëtejshëm. As Ukraina dhe...