Lufta në Lindjen e Mesme, FMN: Rrezik recesioni e destabiliteti

Lufta në Lindjen e Mesme, FMN: Rrezik recesioni e destabiliteti

Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se situata e tensionuar në Lindjen e Mesme dhe bllokimi i kalimit të energjisë në Gjirin Persik rrezikojnë të godasin rritjen ekonomike dhe të rrisin inflacionin në mbarë botën. Projeksionet e fundit të FMN-së tregojnë se ekonomia globale pritet të rritet vetëm 3.1% këtë vit, një nivel më i ulët se vlerësimet fillestare, e kjo, për shkak të pasigurive të lidhura me konfliktin dhe ndikimit në tregjet e naftës dhe gazit. Organizata insistoi se nëse lufta vazhdon, ekonomia globale mund të rrëshqasë drejt një situate edhe me te veshtire, duke rritur rrezikun e një recesioni të përhapur dhe destabiliteti financiar. “Ne vërtetë që po i drejtohemi një skenari shumë të keq”, pohoi zëdhënësja e FMN-së, Julie Kozack, teksa nënvizoi se kushtet...