Lufta në Lindjen e Mesme/ Emiratet e Bashkuara Arabe rihapin hapësirën ajrore pas javësh kufizimesh

Lufta në Lindjen e Mesme/ Emiratet e Bashkuara Arabe rihapin hapësirën ajrore pas javësh kufizimesh

foto ilustruese LINDJA E MESME- Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar sot rihapjen e fluturimeve ajrore, pas disa javësh kufizimesh për shkak të situatës së tensionuar mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil reagoi duke theksuar se vendimi erdhi pas një vlerësimi të plotë të kushteve operacionale dhe të sigurisë. Situata do të monitorohet vazhdimisht dhe autoritetet do të ndërhyjnë në rast se paraqiten rreziqe. “Pas një analize gjithëpërfshirëse të situatës, po heqim zyrtarisht masat e përkohshme parandaluese që ishin vendosur më herët”, thuhet në njoftim. Emiratet e Bashkuara Arabe, një nyje e rëndësishme për trafikun ajror ndërkombëtar dhe turizmin në rajonin e Lindjes së Mesme, kishin vendosur kufizime si masë paraprake sigurie për shkak të zhvillimeve të fundit gjeopolitike. Me...