Lufta me SHBA dhe Izraelin, Irani rihap dy aeroportet kryesore civile
Irani ka rihapur dy aeroportet kryesore civile të Teheranit, Imam Khomeini dhe Mehrabad, tha autoriteti i aviacionit të vendit në një deklaratë të cituar nga ISNA, pas mbylljeve të shkaktuara nga lufta me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Sipas mediave të huaja, në deklaratë njoftohej se rihapja e aeroporteve do të niste duke filluar nga dita e shtunë. Po ashtu raportohet se që nga e shtuna, fluturimet e pasagjerëve do të jenë të mundura nga 10 aeroporte në të gjithë Iranin.
Burimi:
javanews.al