Lufta me Iranin ndez debatet në SHBA, Kongresi kërkon më shumë kontroll mbi vendimet e Trump

Lufta me Iranin ndez debatet në SHBA, Kongresi kërkon më shumë kontroll mbi vendimet e Trump

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miratoi të mërkurën një rezolutë që synon të kufizojë kompetencat e Presidentit Donald Trump për zhvillimin e luftës ndaj Iranit, në një lëvizje që konsiderohet si një qortim i rëndësishëm ndaj mënyrës se si administrata e tij ka menaxhuar konfliktin. Rezoluta u miratua me 215 vota pro dhe 208 kundër. Katër deputetë republikanë, Thomas Massie, Brian Fitzpatrick, Tom Barrett dhe Warren Davidson, iu bashkuan demokratëve, duke votuar në favor të masës. Demokratët kanë kërkuar vazhdimisht votime në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat për të kufizuar kompetencat e Trump lidhur me luftën në Iran, ndërsa javët e fundit nisma ka fituar mbështetje edhe nga disa republikanë. Deputeti republikan Tom Barrett deklaroi se shumë qytetarë janë të lodhur nga pasojat ekonomike të...