Lufta e SHBA kundër trafikut/ Njeriu që drejton kartelin më të rrezikshëm të drogës është amerikan

Lufta e SHBA kundër trafikut/ Njeriu që drejton kartelin më të rrezikshëm të drogës është amerikan

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së po përballet me një sfidë të pazakontë në luftën kundër trafikut të drogës. Personi që Uashingtoni konsideron si drejtuesin e ri të Kartelit të Gjeneratës së Re të Jalisco-s (CJNG), një prej organizatave kriminale më të fuqishme dhe më të dhunshme në botë, është shtetas amerikan. Bëhet fjalë për 41-vjeçarin Juan Carlos Valencia, i njohur me nofkën “El 03”, i lindur më 12 shtator 1984 në Santa Ana të Kalifornisë. Autoritetet amerikane e konsiderojnë atë pasardhësin e Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, i cili u vra gjatë një operacioni në Meksikë më 22 shkurt. Pas vdekjes së “El Mencho”, SHBA e ka identifikuar zyrtarisht Valencian si drejtuesin e ri të CJNG-së dhe ka shpallur një shpërblim prej...