Lufta e re SHBA-BE? Gjoba ndaj Google, Trump: Do të paguani një çmim të lartë

Lufta e re SHBA-BE? Gjoba ndaj Google, Trump: Do të paguani një çmim të lartë

Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi ashpër Komisionin Evropian për gjobën e lartë që vendosi ndaj Alphabet, kompanisë mëmë të Google-it. Pas gjobës shumëmiliardëshe të BE-së ndaj Google-it Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi me vendosjen e “një tarife të konsiderueshme doganore” mbi importet nga Bashkimi Evropian. “Bashkimi Evropian do të paguajë një çmim shumë të lartë për këtë sjellje të paligjshme dhe jashtëzakonisht joetike, për të cilën i kam paralajmëruar vazhdimisht”, shkroi ai në platformën e tij Truth Social. Hetim për “praktika tregtare diskriminuese” Uashingtoni do të nisë një hetim sipas Nenit 301 të Ligjit të Tregtisë të vitit 1974 për shkak të asaj që e quan “zhvatje” ndaj kompanive amerikane. Ky nen i jep qeverisë mundësinë të ndërmarrë masa kundër praktikave tregtare që vërtetohen...