Lufta drejt fundit? Mediat raportojnë: SHBA dhe Irani shumë pranë marrëveshjes historike

Lufta drejt fundit? Mediat raportojnë: SHBA dhe Irani shumë pranë marrëveshjes historike

Shtetet e Bashkuara dhe Irani mund të jenë shumë pranë një marrëveshjeje të rëndësishme diplomatike, e cila sipas burimeve të Al Arabiya pritet të shpallet brenda disa orëve të ardhshme. Sipas raportimeve të Al Arabiya, drafti përfundimtar i marrëveshjes është ndërmjetësuar nga Pakistani dhe përfshin disa pika kyçe që synojnë uljen e tensioneve në rajon dhe rikthimin e stabilitetit në Lindjen e Mesme. Burimet mediatike saudite bëjnë me dije se marrëveshja parashikon një armëpushim të menjëhershëm mes palëve, si dhe garantimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më strategjike për transportin global të naftës. Një tjetër element i rëndësishëm i draftit është heqja graduale e sanksioneve amerikane ndaj Iranit, çka konsiderohet si një hap i madh drejt normalizimit të marrëdhënieve...