Lituania shpreh gatishmërinë që të presë 5000 trupat amerikane që largohen nga Gjermania!
Lituania shpreson që çdo trupë amerikane që largohet nga Gjermania do të mbetet në Evropë, tha të martën Presidenti i vendit baltik, Gitanas Nauseda. Lituania pret më shumë se 1000 trupa amerikane në territorin e saj dhe është gati të presë më shumë në të ardhmen, shtoi presidenti lituanez. Kujtojmë se disa ditë më parë, mes një mosmarrëveshjeje me Friedrich Merz, Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar se SHBA-të do të tërhiqnin afërsisht 5,000 personel ushtarak amerikan nga Gjermania gjatë një viti, pra afërsisht 15% të forcave të pranishme në vend. “Ne parashikojmë që tërheqja të përfundojë në gjashtë deri në 12 muajt e ardhshëm”, tha zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, Sean Parnell. Më shumë se 36,000 trupa amerikane janë të stacionuara në Gjermani, sipas një...
Burimi:
vizionplus.tv