Lindja e Mesme nga kriza në krizë/ Analiza e BBC: Lufta është e lehtë për t’u nisur, por nuk përfundon me një fitore të qartë

Lindja e Mesme nga kriza në krizë/ Analiza e BBC: Lufta është e lehtë për t’u nisur, por nuk përfundon me një fitore të qartë

Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu besonin se fitorja ndaj Iranit do të ndryshonte Lindjen e Mesme. Rajoni po ndryshon, por jo në mënyrën që ata prisnin, thotë Jeremy Bowen i BBC-së. Republika Islamike e Iranit nuk është mundur, dhe rreziku tani është ai i një rrethi vicioz krizash, që mund të shtrihet mes konflikteve të hapura dhe tensioneve të vazhdueshme. Bowen mendon se regjimi iranian rezultoi një sfidë më e madhe ngasa e kishin supozuar Trump dhe Netanyahu. Incidenti më i fundit, rrëzimi i helikopterit amerikan Apache nga Irani, është sipas analistit një kujtesë tjetër se udhëheqësit iranianë mund t`i dëmtojnë amerikanët dhe nuk do të heqin dorë nga vendosmëria për të dalë fitues nga kjo luftë. Për ta, fitorja do të thotë mbijetesë, duke...