Lindja e Mesme në flakë! Rebelët Huthi sulmojnë tankerat saudite, SHBA-të vazhdojnë sulmin ndaj Iranit
Për të 12-ën ditë radhazi, Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re bombardimesh ndaj Iranit, duke goditur objektiva ushtarake që, sipas Uashingtonit, pengojnë lirinë e lundrimit në rajon. Në të njëjtën kohë, rebelët Huthi të Jemenit kanë zgjeruar ndjeshëm frontin e konfliktit, pasi sulmuan me dronë dhe raketa dy cisterna saudite në Detin e Kuq. Sulmi vjen pak ditë pasi grupi shpalli bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite, duke kërcënuar mbylljen e Detit të Kuq dhe rrezikuar stabilitetin e tregtisë ndërkombëtare. Lëvizja shiite Ansar Allah, e mbështetur nga Irani, deklaroi se kishte shënjestruar me sukses cisternat “Encelia” dhe “Layla”, të cilat, sipas saj, kishin shkelur bllokadën detare. Grupi pretendon gjithashtu se detyroi edhe dhjetë anije të tjera të ndryshonin kurs. U.S. Central Command (CENTCOM)...
Burimi:
vizionplus.tv