Lideri i së djathtës britanik nën akuza për fshehje donacionesh!
Lideri i së djathtës britanike, Nigel Farage, po përballet me akuza nga partitë rivale se ka shkelur rregullat parlamentare, pasi nuk ka deklaruar një donacion të madh të marrë nga një investitor i kriptomonedhave. Sipas rregullave në fuqi në Mbretërinë e Bashkuar, deputetët duhet të deklarojnë brenda një muaji nga marrja e mandatit çdo donacion të përfituar gjatë vitit para zgjedhjeve. Farage ka pranuar se ka marrë mbi 1 milion paund nga investitori Christopher Harborne për të mbuluar kostot e sigurisë personale, pak para se të shpallte kandidaturën për zgjedhjet parlamentare të vitit 2024, duke argumentuar se kjo nuk përbën donacion politik. Megjithatë, Partia Konservatore e ka referuar çështjen pranë Komisionerit për Etikën Parlamentare, ndërsa Partia Laburiste në pushtet deklaron se lideri i Reform UK...
Burimi:
vizionplus.tv