Lëshohen raketa amerikane, Tajvani i tregon forcën Kinës, stërvitje mbrojtëse në ishull

Lëshohen raketa amerikane, Tajvani i tregon forcën Kinës, stërvitje mbrojtëse në ishull

Tajvani tregon forcën dhe përgatitet për vetëmbrojtje. Forcat ushtarake të ishullit testuan raketat e reja të betejës, HIMARS, duke simuluar një reagim ndaj një pushtimi të mundshëm nga Kina. Përmes këtyre taktikave, Tajvani tregoi aftësitë e “sulmit dhe mbrojtjes” duke shmangur kundërsulmet dhe përmirësuar mbijetesën në luftë. Për herë të parë, raketat e fuqishme amerikane, HIMARS, u lëshuan nga Tajvani vitin e kaluar në brigjet lindore. Ndërsa tani është hera e parë që ato raketa testohen në detin që ndaj ishullin nga Kina. Pekini, në mënyrë të vazhdueshme, ka kryer stërvitje ushtarake duke rrethuar Tajvanin. Kina e shesh ishullin, e qeverisur në mënyrë demokratike, si territor të sajin dhe nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës për marrjen e kontrollit.