Lavrov telefonon Rubion, kërkon evakuimin e diplomatëve amerikanë nga Kievi

Lavrov telefonon Rubion, kërkon evakuimin e diplomatëve amerikanë nga Kievi

Sergey Lavrov ka informuar homologun e tij amerikan, Marco Rubio, për vendimin e Moskës për të goditur objektet në Kiev që lidhen me forcat e armatosura ukrainase, ndërsa i ka kërkuar gjithashtu SHBA-së të evakuojë stafin diplomatik nga kryeqyteti ukrainas. Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar të hënën, Lavrov deklaroi se sulmet ruse janë një “përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme terroriste nga regjimi i Kievit” kundër civilëve në territorin rus. Moska theksoi se forcat e armatosura ruse kanë nisur “sulme sistematike” ndaj objekteve në Kiev që përdoren për nevojat e ushtrisë ukrainase, si dhe ndaj qendrave të vendimmarrjes. Në të njëjtën kohë, Lavrov i kërkoi SHBA-së të tërheqë personelin e ambasadës amerikane nga Kiev, duke iu referuar paralajmërimit të Ministrisë...