Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka theksuar se çdo marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit duhet të marrë parasysh interesat jo vetëm të palëve në luftë, por të të gjitha vendeve të prekura nga pasojat e tij. Deklarata u bë sot pas vizitës së tij në Mozambik. Sipas Lavrov, zgjidhja e konfliktit duhet të jetë e balancuar dhe e drejtë. “Jo vetëm Irani, fqinjët e tij, Shtetet e Bashkuara, por edhe të gjitha vendet që në një mënyrë ose në një tjetër vuajnë nga ndikimi negativ në ekonominë globale nga situata aktuale”, tha ai para gazetarëve. Ministri rus shtoi se Rusia dhe partnerët e saj kanë një pozicion të përbashkët për ngjarjet rreth Iranit, në Ngushticën e...
Burimi:
javanews.al