“Largohuni brenda tre ditësh”/ Roma dëbon dy atashe ushtarakë rusë për spiunazh. Reagon Moska!

“Largohuni brenda tre ditësh”/ Roma dëbon dy atashe ushtarakë rusë për spiunazh. Reagon Moska!

Qeveria italiane ka dëbuar dy atashe ushtarakë që shërbenin në Ambasadën Ruse në Itali. Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke bërë me dije se dy zyrtarët janë identifikuar në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Romës si përgjegjës për veprimtari spiunazhi. Pas përplasjes së fortë diplomatike me Kremlinin, ambasadori rus në Romë u thirr në Ministrinë e Jashtme italiane. “Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme sapo i ka komunikuar ambasadorit rus në Romë se Ivan Petrovich Gorbachev dhe Mikhail Vasilyevich Astakhov duhet të largohen nga Roma brenda tre ditësh”, shkroi Tajani. “Moska vazhdon të përdorë armët e saj hibride për të sulmuar Perëndimin dhe Italinë. Kjo është një ndërhyrje e rëndë dhe...