Lajm bomb/ Hapet rruga për uljen e naftës, Trump frenon sulmin ndaj Iranit

Lajm bomb/ Hapet rruga për uljen e naftës, Trump frenon sulmin ndaj Iranit

Një zhvillim i papritur nga Lindja e Mesme mund të hapë rrugën për uljen e çmimit të naftës dhe benzinës në tregjet ndërkombëtare. Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se ka vendosur të anulojë sulmin e planifikuar ndaj Iranit, me kusht që Teherani të përmbyllë me shpejtësi një marrëveshje që parashikon hapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit dhe dhënien fund të kërcënimit bërthamor iranian. Përmes një postimi në “Truth Social”, Trump deklaroi se parametrat kryesorë të marrëveshjes janë diskutuar dhe se vendimi për të frenuar sulmin është marrë “për të mirën e ardhshme të botës”. Sipas presidentit amerikan, edhe Izraeli është bashkuar me këtë angazhim, duke krijuar shpresën se përplasja me Iranin mund të hyjë në një fazë të re negociatash. HAPJA E HORMUZIT...