Laburistët pësuan humbje të madhe në zgjedhjet lokale, kryeministri Starmer: Nuk e jap dorëheqjen
Deri dje mendohej se laburistët do humbisnin keq në zgjedhjet lokale të 7 majit, por që laburistët në pushtet të përfundonin partia e tretë në shkallë vendi për nga vendet e fituara në pushtetin lokal, dhe të humbisnin në Uells, dhe të dalin partia e tretë në Skoci, është thjesht e paimagjinueshme, vetëm dy vjet pas fitores spektakolare në zgjedhjet e përgjithshme. Fituesit e vërtetë të këtyre zgjedhjeve janë partia “Reforma”, e populistit Nigel Farage, ndërkohë konservatorët kanë hapur kapakun e arkivolit të tyre politik, kur mendohej se do ishin të vdekur por të pakallur. Kryeministri laburist Starmer, është duke përjetuar Starmagedonin e tij politik, edhe pse ka deklaruar se nuk do largohet nga posti. Por është reagimi i deputetëve të tij në grupin parlamentar...
Burimi:
top-channel.tv