Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend
Tridhjetë e dy “dronë armiqësorë” u zbuluan në hapësirën ajrore të Kuvajtit që nga orët e para të mëngjesit, pasi sulmet iraniane thuhet se kishin në shënjestër një numër objektesh kritike në vend. Në një deklaratë, zëdhënësi zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes së Kuvajtit, koloneli Saud Abdulaziz Al-Atwan, tha se Forcat e Armatosura i zbuluan dronët dhe i interceptuan. “Dronët u interceptuan dhe u neutralizuan”, tha Al-Atwan, duke shtuar se mbetjet e tyre ranë në disa zona të banuara si pasojë e operacionit. Sipas deklaratës zyrtare, mbetjet shkaktuan vetëm dëme materiale, ndërsa nuk u raportuan viktima apo të lënduar. Njoftimi erdhi pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes së Kuvajtit, sipas të cilit sulmet iraniane goditën ose tentuan të godisnin objekte kritike në vend. Ministria e...
Burimi:
javanews.al